Historiani Durim Abdullahu, ka folur rreth festës së ‘Vidovdan-it’ dhe deklaratës së Vuçiqit se me 28 qershor Serbia do të jap një përgjigje aktive, të cilin e quan kërcënim që duhet ta marrim seriozisht, raporton Gazeta10.
Sipas tij kjo deklaratë e tij është një hedhje e topit në anën e Kosovës.
“Marrë parasysh që Vuçiq është një akter i drejtëpërdrejtë i politikave të Millosheviqit që shkaktuan rreth 300 mijë të vrarë në vitet e 90-ta në ish-Jugosllavi, nuk është larg mendsh edhe ndonjë skenar disi më i errët në raport me Kosovën”, tha Abdullahu.
Ai deklaratës së tij ia shtoi edhe deklaratën e Escobarit i cili tha se tensionet në veri kanë një potencial për një konflikt rajonal.
Sipas Abdullahut Serbia nuk ka leverdi që të futet në luftë.
“Është vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka pranuar t’i bashkohet ndëshkimëve dhe masave të marra kundër Rusisë. Ajo po luan rolin e një Rusie të vogël të cilin e ka të kahershëm në Ballkan”, tha Abdullahu për Serbinë duke mos përjashtuar mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.
Abdullahu tha tutje se 28 qershori është një datë që serbët e kanë përdorur vazhdimisht dhe është një datë kur janë proklamuar kushtetuta dhe ngjarje të rëndësishme për serbët.
“Në këtë kontekst nuk është për të mos u marrë parasysh edhe deklarimi i Vuçiqit, por është e vështirë të thuhet sesa larg ai mund të shkoj. Unë nuk besoj se ai mund të shkoj më tutje, atje ku na rri mendja të ndonjë konflikt i armatosur, por së paku do të bëj diçka simbolike këtë 28 qershor’’, tha Abdullahu.