Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është organizuar nga vetë strukturat shtetërore serbe.
Kështu thanë Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha.
Ibishi u shpreh se situata e sigurisë, sidomos në veri, do të jetë sfiduese për vitin 2024.
“Krejt grupi terrorist që ai ka pri… e keqja është që bashkësia ndërkombëtare po presin deri sa të kryhen hetimet, ato duhet pritur një kohë të gjatë. Ata grupi terrorist nuk po dorëzohen, kjo do të jetë sfidë e vecantë. Mosvurja e sanksioneve ndaj Serbisë, tregon që ata po e sfidojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën”, tha ai.
Hoxha theksoi se Serbia ka investuar mjaft shumë për trajnimin dhe organizimin e grupit terrorist serb që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023.
Sipas tij, ekstradimi i kriminelit Milan Radojçiq në Kosovë, është vështirë i mundshëm.
“Shteti serb ka investuar shumë në grupin terrorist, duke e caktuar si udhëheqës Radojciqit… Serbia në këto vite të fundit ka organizuar grupe të ndryshme, sidomos në Rashkë e në Nish. Duhet të shtjerrën hapat proceduralë për ta kërkuar ekstradimin e tij, që s’besoj që do të ndodhë, por që proceduralisht të jemi në hap me kohën. Nëse haset në Kosovë, nuk do të ishte çudi edhe nëse arrestohet brenda Kosovë, Serbia nuk i ka ndalur përpjekjen për destabilizim, kanë investuar shumë në Radojciqin, do ta shfrytëzojnë ende”, tha ai.