Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sërish tërmet në Mali të Zi

Një tërmet i ri me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter goditi Malin e Zi, raporton EMSC

Tërmeti u regjistrua në orën 12:10 në afërsi të Nikshiqit, në një thellësi prej 10 kilometrash, pra 28 kilometra nga Bileça në Bosnje-Hercegovinë.

Qytetarët kanë shkruar në faqen e EMSC se kanë ndjerë një dridhje të lehtë.

“Ja ku filloi sot”, “Tundja e lehtë”, “Tundja e Nikshiqit”, janë vetëm disa nga komentet.

Për kujtesë, një tërmet me magnitudë 5.7 gradë të shkallës Rihter tronditi territorin e Malit të Zi në orën 04:06 të mëngjesit të së enjtes.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi ka bërë të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë dhe epiqendra ka qenë pesë kilometra nga qyteti Caradje në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.

Pas kësaj, toka nuk ka pushuar së lëkunduri dhe janë regjistruar një numër tërmetesh më të dobëta.