Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Server: Ndaj Serbisë po përdoren teknika e qetësimit, Vuçiç po teston limitet e perëndimit

 
   

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohësi i mirë i Ballkanit Danil Server është shprehur se Serbia po teston limitet e perëndimit dhe ndaj saj po përdoret teknika e qetësimit e për këtë po bëhen lëshime në raport me Kosovën në procesin e dialogut.

“Për sa  i përket pritshmërive do të thoja se asnjëri prej  liderëve nuk e ka përgatitur vendin e vet për kompromis por do të jetë një vazhdim i dialogut dhe mund të kemi pak progres megjithatë end nuk po vërej një hap të madh.

Besoj se Vuçiç duhet ta përgatisë Serbinë për atë që është e pashmangshme që është njohja e Kosovës dhe Kurti duhet të bëj përpjekje që të rriten të drejtat për popullatën serbe në Kosovë dhe të pranojë një lloj forme të asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk mendoj që kjo do të ndodhe menjëherë por do të vjerë në fund të procesit të dialogut.

Amerikanët dhe evropianët janë të bindur se duke u sjellë mirë me Serbinë do ta afrojnë drejtë perëndimit edhe pse un nuk besoj s kjo do të ndodhi, nga ana tjetër Serbia po i ofron doisa ndihma ushtarake Ukrainës dhe ata nuk duan ta ndërpresin këtë. Beogradi do të shkonte në perëndim nëse SHBA dhe BE do ti qaseshin drejtpërdrejtë Beogradit.

Ne po i shohim pasojat p[o shohim se çfarë po ndodh me paqëruajtësit e NATOS, sulme ndaj paqëruajtësve në Kosovë dhe pse këto sulme nuk janë kundërshtuar, në Beograd ka korrupsion të jashtëzakonshëm dhe duket se po vë në provë durimin  perëndimit.

Nuk shoh ndonjë shenjë të ndryshimit të politikave perëndimore ndaj Beogradit por shikoj pakënaqësi mes deputetëve të BE dhe kongresmenëve ndaj sjelljes së Serbisë. Beogradi po ndjek politikën e neutralitetit që do të thotë të afrohesh gjithnjë e më pranë Moskës dhe Pekinit dhe Beogradi po e bën këtë sepse ne nuk i kemi ndërprerë përpjekjet e Beogradit për tu afruar me këto vende dhe po teston durimin e perëndimit në lidhje me këtë.

Mendoj se Eskobar është treguar tepër miqësor ndaj qëndrimit serb dhe nuk ka pasur reagim të barabartë ndaj Serbisë ashtu si  Kosovës edhe pse ata kishin sulmuar kosovarët dhe duket tërësisht një politikë e qetësimit të Beogradit nuk i bëjnë asnjë kërkesë në lidhje me Kosovës dhe perëndimi thotë se janë disa kushte të detyrueshme por megjithatë është lejuar të zgjedhe se çfarë do të përmbushë.

Perëndimi dëshiroj të flasë për dialogun dhe normalizimin por shoh një përparim të vogël në këtë drejtim dhe dialogu funksioni më mirë kur fokusohet në çështje teknike dhe jo politike dhe Serbia duhet të njohë Kosovën ndërsa normalizimi politik nuk është ajo që dëshiron Serbia. Duhet të vihen në zbatim të gjitha marrëveshjet që janë bërë dhe nuk mendoj s situata është ga6ti ndërsa Vuçiç e ka thënë qartë se ambicia e tij është të kontrollojë serbët në Veri të Kosovës.

Pikërisht këto politika janë duke dështuar, nëse dy vend kërkojnë të takohen janë të mirëpritur po po dështon takimet dhe arritja e një kompromisi.  Kthimi të çështjet teknike ka të bëjë me kthimin në marrëveshjet e mëparshme dhe besoj se ka çyshtej të reja që duhet të diskutohen dhe serbët që janë jashtë kontrollit të sigurisë të Kosovës duhet të diskutohet dhe kjo çështje  por edhe pozicioni i shqiptarëve në jug të Serbisë dhe nuk shoh të kemi një përparim në këtë drejtim.

Besoj se ka shumë mënyra të lehta se si dt ushtrohet presion i shtuar ndaj Serbisë duhet ët ketë një vazhdim të ushtrimeve të NATO-s dhe mendoj se duhet të tregohemi më të rreptë ndaj Serbisë në lidhje me dialogun por shoh  një hezitim në këtë drejtim.

Në një farë mënyre është polemizuese, mund të krijosh një asociacion  por jo me karakter politik dhe të njihen në një farë mënyre nga shtetet.  Duhet të zhvillohen zgjedhje të reja sepse zgjedhjet e fundit Beogradi e shkatërroj dhe veprimet e tyre janë kritikuar deri diku dhe Serbia ka thënë se nëse do të ketë zgjedhje të reja do të inkurajojë pjesëmarrjen e banorëve në zgjedhje.

Pezullim i vizave do ti sillte fund dialogu dhe një lëvizje e tillë do të ishte lëvizje e gabuar.”