Daniel Serwer, profesor veteran nga ShBA-ja, ka shkruar një artikull, ku ka folur për sulmin në Banjskë e Asociacionin.
Sipas njohësit të politikës së Ballkanit Perëndimor, grupi i armatosur i serëbev që kreu sulmin në Banjskë, nuk ishin luftëtar të lirisë siç pretendon Serbia.
Tutje, Serwer shkroi se kanë kaluar gjashtë javë pa ndonjë reagim të madh të ShBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë.
“Kanë kaluar gjashtë javë pa ndonjë reagim të dukshëm të SHBA-së apo BE-së, përtej qortimit të butë. Ndërkohë, presidenti serb Vuçiç e ka shpërfillur BE-në në favor të pjesëmarrjes në një samit të organizuar nga Pekini për një brez dhe një rrugë.” – shkroi ai, ndër të tjera.