Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sesioni i ri i Kuvendit me obligime të vjetra

 
   

Inatet politike pozitë – opozitë mund t’i lënë shumë projektligje pa miratuar edhe gjatë sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Kështu të paktën vlerësojnë ata që përcjellin punën e legjilsaltivit, e të cilët nuk presin që Kuvendi të arrijë ta përmbushë agjendën legjislative as në këtë sesion.

“Këtu rol kyq do të duhej të luante shumica parlamentare duke kërkuar votimin nga ana e opozitës dhe konsultimet, transparencën dhe dialogimin për ligjet e rëndësishme, në mënyrë që ligjet e tjera të votohen dhe të mos mbesin peng i inateve politike ose i problemeve tjera për të cilat nuk janë arsye objektive që ligjet e caktuara të mos votohen”, tha Naim Jakaj, hulumtues në IKD.

Jakaj përmendi disa prej pikave më të rëndësishme të cilat duhet të shtyhen përpara në këtë sesion.

“Miratimin e ndryshimeve të kërkuara për ligjin për zyrtarët publik, që është kërkesë edhe Gjykatës Kushtetuese, për vërejtet që i ka dhënë kur i ka rrëzuar disa nene të këtij ligji. Në anën tjetër edhe miratimin e Ligjit për Paga në sektorin publik”, tha ai.

Nga partia në pushtet shprehën optimistë se gjatë secionit të ardhshëm do të kalojnë projektligjet e mbetura.

“Ne në kuadër të agjendës që ka qenë e paraparë e kemi kompletuar në kuadër të ligjeve që kanë qenë në kuadër të seancave. Kjo do të vazhdojë tutje, pra me projektligje që janë në proces në sesionin e radhës”, tha Jeta Statovci deputete nga grupi parlamentar i LVV-së.

Ndërsa nga opozita thonë se mazhoranca është dashur të sigurojë kourumin gjatë sescionit të kaluar, në mënyrë që shumë projektligje të mos mbesin pa u trajtuar.

“Tepër ligje janë grumbulluar me mungesë të mazhorancës sepse nuk ka përgjegjësi opozita që t’ua krijojë kourumin apo votat e mjaftueshme”, tha Pal Lekaj nga AAK.

30 pikat të cilat kishin qenë në rend të ditës gjatë sescionit pranveror nuk kishin arritur të trajtoheshin, derisa 12 projektligje kishin mbetur pa u miratuar.