
Romeo dhe Juli janë dy nga konkurrentët më të fortë të “BBV” dhe rivalë në lojën e tyre pasi shpesh i gjejmë në përplasje dhe debate të forta. Mirëpo sfida e fundit e “Vëllait të Madh” duket se i ka ftohur “gjakrat” mes dy banorëve.
Të ndarë në çifte, banorët sa herë që bie gongu duhet të përqafohen me njëri-tjetrin. Juli dhe Romeo në ndërkohë shkaktuan të qeshura me veprimet e tyre. Ata në një moment janë shtrirë bashkë në dysheme, ku iu hodhën edhe konkurrentë të tjerë.