Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shaip Kamberi fiton edhe një mandat tjetër si deputet në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi – udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik ka siguruar edhe një mandat tjetër si deputet në Parlamentin e Serbisë.

Paparaci përmes burimeve mëson se ai tashmë ka siguruar votat e mjaftueshme për marrjen e një tjetër mandati dhe përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Burimet e Paparacit tregojnë se sipas rezultateve preliminare në Preshevë dhe Bujanoc, Kamberi ka marrë gjithsej 11.606 vota kurse kundërshtari i tij Visar Memeti ka marrë vetëm 1.145.

Kujtojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garuan të ndarë me dy lista, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.

Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës që jetojnë këtu dhe serbët e Kosovës.

Në orën 20:00 edhe zyrtarisht janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.

Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në votime ishte 55.9 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.