Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shaip Kamberi: Jemi shumë afër sigurimit të një mandati në Kuvendin e Serbisë

 
   

Udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, pak orë para se të dihet numri i votave, ka deklaruar se janë afër sigurimit të një mandati tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi thotë se në vendbanimet shqiptare llogaritet të jenë rreth 13 mijë votues.

Ai thotë se vota mund të kenë edhe nëpër Serbi.

“Jemi shumë afër sigurimit të një mandati, por kjo nuk përcaktohet vetëm nga votat që marrim, por nga dalja e përgjithshme në votime. Nga fakti se a do të digjet ndonjë listë e partive qendrore të cilat s’arrijnë të marrin 3% të votave të domosdoshme, sa është kuota ajo që ligji e përcakton si pragu natyror për një mandat”, ka deklaruar Kamberi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bujanoci, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për votuesit nga Kosova, duke i quajtur si ndihmues të betejës.

“Keni parë një mori qytetarësh nga Kosova që kanë ardhur dha kanë votuar, janë njerëz që kanë dashur të na ndihmojnë në betejën tonë politike në një shtet diskriminues”, ka thënë ai.

Kamberi thotë se kanë avantazh të dukshëm ndaj rivalëve politik shqiptarë që drejtohen nga Shqipërim Arifi.

“Nëse do të kemi një mandat shqiptar, ata do të jemi ne”, deklaroi Kamberi.

Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës që jetojnë këtu dhe serbët e Kosovës.