Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shala jep detaje për motivet e Naim Murselit, përmend sigurimet e larta në Suedi

 
   

Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka treguar në “Pressing” të T7, se një nga motivet e vrasjes së Liridona Ademaj mund të jetë edhe aspekti financiar.

Ai thotë se i dyshuari Naim Murseli kishte punuar një një kompani për sigurime, ku aty e kishte të regjistuar bashkëshorten, të ndjerën Liridona Ademaj.

Kjo është një nga pistat e hetimit, poqë nuk ka asgjë përfundimtare për motivet e kryerjes së krimit që ka shokuar shoqërinë kosovare.

”Naimi ka punu në një kompani për siguracione të jetës, që si kompani si është më liderë në Suedi, ku shuma e një siguracioni më i lartë është 850.000 mijë euro, ku dyshohet që e ndjera ka një siguracion në firmën ku bashkëshorti i saj ka punu, është njëra nga pistat e hetimit”, ka thënë ai.