Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimet në sigurimin e rezervave shtetërore, përkundër, siç e quajti ai, “propagandës” për rrezikun e një lufte të mundshme.
Shala theksoi se procedurat për blerjen e rezervave shtetërore janë klasifikuar si sekret nga qeveria pa bazë ligjore dhe se rezervat e planifikuara nuk janë siguruar në kohë, as në cilësi e sasi.
“Çështja e rezervave është e ditur edhe publikisht. Rezervat janë klasifikuar si sekret, procedurat dhe veprimet të cilat krejtësisht janë pa bazë ligjore. Përveç çështjes së ruajtjes së depove për të tjerat nuk ka pasur nevojë kryeministri me nxjerr vendim mi klafisku procedurën blerjes si sekret shtetëror. Ka dy vendime të jashtëligjshme të kryeministrit… problemi tjetër është se rezervat nuk kanë ardhur as në sasi, as në cilësi, as në kohë edhe një pjesë nuk ka ardhur fare.
Problemi tjetër që nga 2022-ta Kosova nuk ka blerë rezerva shtetërore. Përkundër planifikimit buxhetor, përkundër nevojës, përkundër propagandës që jemi në prag të rrezikut të luftës. Nuk kemi blerë as miell, grurë, as vaj as sheqer e as kripë, sepse aferat korruptive tashme të verifikuara. Janë paguar mjetet, nuk ka ardhur malli, janë mbetur në Poloni e ne vende të tjera… Prapë është e çuditshme se si një qeveri e tërë me hesht dhe me u orvat, ka thënë Shala.