Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shala: Kryeministrit iu kanë përzier shifrat, matematika s’po i shkon mirë

 
   

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti javën e kaluar para Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje.

’Është e vërtetë e madhe që kryeministri Kurti me të dhënat statistikore që po i përdor, vërtetë iu kanë përzier numrat dhe matematika nuk është duke i ecur diçka mirë. Tashmë, raporti eksporti-import është 1 me 6.5, kemi disfavor të eksportit, kemi ngritje të inflacionit, të hyrat nga mërgata janë po thonë si investime të huaja’’ thotë Shala.

Deputeti I PDK-së, thotë se prodhimi vendor s’ka qenë asnjëher më keq se sa në ketë mandate qeverisës.

‘’Prodhimi vendor është si kurrë më keq. Asnjë nga të dhënat e prezantuara nga Qeveria nuk janë të qëndrueshme’’ shprehet ai.

Po ashtu, deputeti Shala, potencon se edhe ikja e të rinjeve nga Kosova nuk ka qenë kurrë më e lartë, duke shtuar se Qeveria Kurti tashmë ka filluar fushatën e marketingut me shifra inekzistente.

‘’Ikja e të rinjeve nuk ka qenë kurrë më e lartë. Pra Qeveria, ka filluar fushatën dhe marketingun me shifra krejtësisht inekzistente’’ tha Shala