Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shala: Nga Serbia në çdo moment mund të presim aktivitete kriminale

 
   

Njohësi i çështjeve së sigurisë, Drizan Shala, derisa flet për një vjetorin e katër kryetarëve në komunat veriore, e konsideron të qetë gjendjen në Veri dhe thotë se Policia e Kosovës e ka nën kontrolle atë pjesë.

‘’Sa i përket gjendjes se qeverisjes në katër komunat veriore, mund të konstatojmë se Policia e Kosovës ka në duar, kontrollin e saj në katër komunat veriore, që ishin vatër e aktiviteteve kriminale dhe strukturave të Serbisë’’, thekson ai.

Ai shton se situata edhe pse është nën kontrolle, mund të ketë nga momenti në moment nxitje të situatës nga Serbia.

‘’Mund të vijmë në një konkludim se siguri a deri më tani është nën kontrolle. Nga pjesa e Serbisë mund të presim nga momenti në moment nxitje të situatës në atë pjesë si dhe aktivitete kriminale që nxisin në prishjen e qetësisë në atë pjesë’’, deklaron ai.