Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shala: Shqetësuese rënia e popullsisë, ndikon direkt në ekonomi dhe në fuqi punëtore

 
   

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për ekonomi thotë se është tejet shqetësuese raporti i ASK-së që tregon se numri i banorëve në Kosovë ka pësuar rënie.

Shala konsideron se kjo ndikon në ekonominë e vendit, në fuqinë punëtore dhe në investime strategjike.

“Numri i publikuar i banorëve nga ASK-ja, tregon një rënie jashtëzakonisht shqetësuese në shkallë të vendit  dhe nga statistikat del që ne kemi probleme serioze me çështje të planifikimit strategjik, çështjet e ekonomisë së vendit por edhe për investime strategjike. Në këtë relacion, ne do duhej që urgjentisht  këtë reflektim direkt me ekonomi, si fuqi punëtore, si resurse humane të  Kosovës duhet të kemi një analizë të qartë në fazën e planifikimit dhe në investimit”, theksoi ai.

Për Shalën shqetësuese poashu shihet indiferenca e Qeverisë lidhur me këtë çështje, duke thënë se duhet reflektimi i saj sa më parë për të ndalur trendin e ikjes së të rinjve.

“Jam i shqetësuar me indiferencën e Qeverisë për shkak të vonesës, pastaj edhe shkallës së interferimeve në regjistrimin e popullatës. Qeveria duhet të reflektojë, të bëjë ç’është e mundur në hartimin e një strategjie për ndërprerjen e ikes së të rinjëve në mënyrë që ne ta stabilizojmë vendin dhe të kemi kuadrot tona për zhvillimin e sektorit ekonomik”, deklaroi ai.

Kryetari i Komisioni për ekonomi thotë për Fo se kjo rënie do të ndikoj te komunat periferike por që do të reflektohet edhe në qendra të mëdha

“Kjo rënie do të ndikojë shumë në zhvillimin veçanërisht të komunave rurale, ato periferike, për shkak të rrethanave socio-ekonomike njerëzit kanë migruar. Në këtë relacion ato do të rëndohen me theks të veçantë, ku do të reflektojë edhe në qendrat e mëdhaja,në gjithë sektorët”, shtoi tutje ai.

Lidhur me deklaratat e zyrtarëve qeveritar se nuk ka ikje të qytetarëve nga Kosova, Shala thotë se të dhënat e ASK-së i demantuan ata.

“Shifrat e fundit të publikuara nga ASK, e demantojnë vetë zvkryeminstrin dhe ministrin e financave. Pra ata e kanë udhëhequr procesin e regjistrimit dhe ata në mënyrën më të qartë, me numra,  janë vënë në kundërthënie të mëdha logjike dhe ligjore”, tha Shala.