
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatë seancës se sotme ka reaguar në lidhje me tunelin Prizren-Tetovë.
Shala tha se tuneli duhet të ndërtohet por jo të vidhet në emër të tij.
“Jam për më ndërtu rrugën, po nuk jam në emër të rrugës me vjedh. Ku e keni projektin, ku e keni studimin, ku e keni bazën ligjore, keni dhënë tender, i keni zgjedh operatorët dhe keni shpronësu, pajtona, por nuk e dini ku e keni me hy ne tunel se nuk e dini ku e keni projektin e tunelit”, ka thënë deputeti Shala.