Veprimtari dhe publicisti shqiptaro-amerikan, Hafiz Shala përmes një postimi në Facebook ka uruar shqiptarët me rastin e ditës së Çlirimit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se sakrifica e familjes Jashari ishte kushtrimi më i fuqishëm për popullin shqiptar.
Po ashtu ai tha se nën udhëheqjen aktuale dhe me një unitet të fuqishëm të brendshëm dhe bashkëpunim me aleatet tanë, në rëndë të parë SHBA-t, sukseset nuk do të mungojnë.
Postimi i plotë:
Sot 25 vjet më parë Dardania u çlirua nga thundra shtypëse, denigruese, shfarosëse e gjenocidale serbe që për qellim e kishte, shfarosjen e një populli ndër më të vjetër në Evropë me kulturë gjuhë e tipare të një populli paqësor.
Falë sakrificës së Familjes Jashari, Komandantit Legjendar Adem Jashari, ishte kushtrimi më i fuqishëm për popullin shqiptar në atdhe dhe Diasporë se, ora e lirisë dhe e çlirimit po ecën.
Ushtria Çlirimtare e Dardanisë, krenaria dhe mburrja e gjithë shqiptarisë, lindi si zeniti e cila e vendosur për t’u sakrifikua për liri, i rroku armët dhe i doli ballë armikut e cila, falë moralit të sajë të lartë e të vendosur, ngadhënjeu edhe me ndihmën e forcave euro-atlantike NATO e udhëhequr nga miku i përjetshëm i popullit shqiptar të Dardanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot me 12 Qershor më mburrje e krenari e feston 25 vjetorin e çlirimit.
Dardani, gëzuar lirinë, pavarësinë shtetësinë në tërë territorin me dëshirë që te zhvilloheni dhe përparoni në të gjitha aspektet, demokratikë, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike.
Nën udhëheqjen aktuale dhe më një unitet të fuqishëm të brendshëm dhe bashkëpunim me aleatet tanë, në rëndë të parë SHBA-t, sukseset nuk do të mungojnë.
Gjaku i derdhur për liri, lufta dhe sakrifica e bijve dhe bijave tona në radhët e UÇK-së, janë obligim që të punojmë për shtetin dhe popullin i cili pret dhe me të drejt kërkon përgjegjësi dhe angazhim që këto parime të realizohen.
Dardani, e gëzofsh, lirinë, pavarësinë dhe funksionimin e shtetit në tërë territorin e tij.
Gëzuar.
Hafiz Shala
New York