Ish-ministri i Financave, njëherit edhe ish-anëtar i Bordit të AKP-së, Haki Shatri ka folur lidhur me deklaratën e Kurtit për shuarjen e kësaj agjencie.
Shatri ka deklaruar se gjatë tri viteve qeverisje asnjë lëvizje s’është bërë krahas premtimit.
Ai thotë se mos aktivizimi i disa aseteve kanë sjellë dëme ekonomike.
“Asnjë premtim nuk e ka realizuar Kurti as këtë për Agjencinë e Privatizimit, asnjë veprim nuk është bërë edhe pas marrjes së një ligji. I kanë privatizu disa prona edhe mbylljen e disa pjesëve që kanë mbet por jo shumë me dinamik këto që kanë mbet kanë shkuar duke u degradu as nuk i ka marr dikush me i aktivizu por kanë mbet në mëshirën e prokurorisë kjo sjell dëme se po të ishin aktivizuar ato asete, ekonomia do të kishte fitim nga to”.