Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka deklaruar se kostoja e shpenzimeve të udhëtimeve të institucioneve gjatë mandatit të Qeverisë ‘Kurti’ është “fytyra e gënjeshtrave të pushtetit”.
“Tejkalim i çdo niveli të shpenzimeve të qeverive të mëparshme, fytyra e kësaj qeverie karshi premtimeve dhe rrenave që i kanë bërë për parën e popullit këso slogane që kanë qenë të komunizmit”, theksoi Shatri.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ për rritjen e shpenzimeve të udhëtimeve.
Shala thotë se “fatura” e pushtetit në luksin qeveritar ka thyer rekordin e të gjitha qeverive të tjera.
Shifrën për gjashtë mujorshin e këtij viti, prej 5.25 milionë euro, të harxhuar për shpenzime, Shala e cilësoi si shumë të lartë.