Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur për situatën e sigurisë në vend si dhe lidhshmërinë mes Serbisë dhe Rusisë.
Ai u shpreh Vuçiq është i lidhur ngushtë me Rusinë dhe se nuk mund të pritet që të ketë një shkëputje nga ajo.
“Rusia ka furnizuar Serbinë me ushtri dhe raketa suksesshme”, shtoi ndër të tjera Hoxha.
Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha
“Serbia ka lidhje gjenetike me popullin rus prandaj e pa logjikshme është të presim se Serbia lehtë ndahet nga Rusia. Vuçiqi që nga pandemia COVID 19 është lodhë me zvarritjen dhe kushtet që po i’a bën BE-ja, Serbisë për çështjen e Kosovës dhe me dobësimin e imazhit rus në luftë me Ukrainën është kthyer kah Kina. Kur Kina ka ble miniera, ndërton fabrika, rrugë, ura dhe ka furnizuar ushtrinë serbe me raketa të sukseshme në distancë deri në 150 km prandaj kjo lidhshmëri e Vuqiçit me Kinën i ka bërë nervoz shumë BE dhe SHBA të cilat tani po mundohen me intervenu në Serbi, me nxit protesta kundër Vuqiçit dhe kundër investimeve kineze në Serbi që ta detyrojnë Serbinë që të kthehet kjo nga BE dhe nga NATO-ja nëse humbë Rusia në Ukrainë”, theksoi ai.
Në fund, Hoxha shton që ndërkombëtarët kanë mbetur vonë me Serbinë pasi të njejtën e kanë përkëdhelur tash e një kohë.
“Toleranca dhe shikimi mes gishtave të BE-së dhe e SHBA-ve në problemet që i bën Serbia në Kosovë dhe reagimi i butë ndaj Serbisë e që Kosova dhe disa vende të BE nuk po e kuptojnë është pikërisht përkëdhelja e Serbisë që të ndahet nga Kina. Vuqiçi këtë e ka kuptuar dhe kohën e fundit është më i zëshëm më i ashpër me BE. Më pak i varur nga ta prandaj BE dhe SHBA tani e kanë kuptuar se janë vonuar në Serbi”, përfundoi Hafir Hoxha për “Bota sot”.
Intervitën e plotë me ish-komandantin e UÇK-së, Hafir Hoxha, mund ta lexoni nesër në portalin tonë “Bota sot”.