Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHBA e vlerëson si “produktive” diskutimet e Blinkenit me homologun kinez

Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar si “të hapura dhe produktive” diskutimet midis ministrit të Jashtëm të Kinës me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Dy kryediplomatët u takuan më 27 korrik në Laos, pasi SHBA-ja ngriti shqetësimet mbi “veprimet provokuese” të Pekinit sa i përket Tajvanit.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Blinken dhe homologu i tij Wang Yi “zhvilluan diskutime të hapura dhe produktive për çështje kyçe dypalëshe, rajonale dhe botërore”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

Takimi, që u zhvillua në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Shteteve të Azisë Juglinore (ASEAN), zgjati një orë e 20 minuta, tha një zyrtar i lartë i DASH-it.

Ky zyrtar tha se Blinken ka ngritur “shqetësimet amerikane lidhur me veprimet provokuese që Kina ka ndërmarrë së fundi, përfshirë një bllokadë që ndodhi rreth kohës së inaugurimit” të presidentit të Tajvanit, Lai Ching-te.

“Ata zhvilluan një bisedë të gjatë për Tajvanin”, tha zyrtari.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe është zotuar se një ditë do ta marrë nën kontroll ishullin demokratik, qoftë edhe me forcë./rel