Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHBA “goditi” fuqishëm Serbinë, analistët zbardhin prapaskenat – ky do të jetë përfundimi i Vuçiqit!

 
   

Kosova dhe Serbia ka kohë që janë bisedime, mirëpo që një raport normalizimi nuk po arrihet.

Serbia është ajo e cila me provokimet dhe deklaratat e saj nuk po iu përmbahet marrëveshjeve si dhe po tensionon në çdo mundësi situatën.

Tashmë debat kanë hapur edhe zgjedhjet që do të mbahen në Serbi më 17 dhjetor, mirëpo që nuk do të ketë ndikim kjo situatë në dialogun me Kosovën, janë deklaruar edhe nga SHBA-ja.

Shtetet e Bashkuara i dërguan Beogradit mesazhin e qartë se pavarësisht cila do të jetë qeveria e ardhshme e vendit, e dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, ajo nuk duhet të devijojë nga linja e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe nga rruga drejt integrimit europian,

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se muajt e fundit është shënuar progres për çështjen e Kosovës, dhe se “disa nga çështjet kryesore kontestuese kanë filluar të zgjidhen, si targat, apo doganat…”

“Populli serb do të votojë si të dojë. Ne presim që qeveria t’i përmbahet marrëveshjes që ka bërë në lidhje me Kosovën”, u shpreh O’Brien.

Avancimi i vënë re është i mirëpritur, por zyrtari amerikan e bëri të qartë se nevojitet një progres i mëtejshëm. E ardhmja e Ballkanit, u shpreh ai, qëndron në tregun e përbashkët europian dhe anëtarësimin në BE.

Ai hyri dhe në detaje teksa përmendi vazhdimin e negociatave për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se SHBA-ja pret ulje të tensioneve në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Zyrtari kujtoi se kjo është një zonë ku forcat e KFOR-it dhe NATO-s janë forcuar.

Qarri: Deklaratat e Serbisë, nxitje për luftë të re

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

 Image
 Gani Qarri 
 

Ai thotë se deklaratat e Serbisë menjëherë pas samitit të përbashkët BE – Ballkan Perëndimor në Bruksel, janë komplet deklarata tendecioze duke thirrur luftë të re.

“Fakti se menjëherë pas samitit të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, Serbia iu drejtua përmes një letre zyrtare edhe me shkrim BE-së, se nuk pajtohet me konkluzionet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve ballkanike, që ishin pjesëmarrëse në samitin e BE-së, nuk e pranon komplet marrëveshjen as aneksin e dakordur me Kosovën, nuk do ta njohë de fakto as de jure Kosovën, nuk do të pajtohet me inkuadrimin e Kosovës në OKB, UNESCO as organizatat tjera ndërkombëtare me rëndësi. Si dhe nuk pranon integritetin territorial të Kosovës, ky është akt shumë i rrezikshëm e kriminal, i shpalljes faktike të një lufte të re, dhe ftesë publike për agresion të hapur ushtarak, në një vend të Ballkanit Perëndimor. Si Kosova, me të cilin, natyrisht, nuk mund të pajtohen, dhe as ta lejojnë shumica e vendeve të BE-së, e veçanërisht SHBA-të”, u shpreh ai.

Më tej, analisti përmend emërimin e Hill dhe Escobar në dialogun Kosovë-Serbi, duke e parë si një gabim në qasjen e tyre për normalizim të raporteve pasi të dy konsiderohen të korruptuar.

“Fatmirësisht, gëzon fakti se kohëve të fundit, ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë hegjemoniste përmes grupeve kriminale në veri, duke organizuar edhe sulme terroriste, si ai i 24 shtatorit, në Kosovë, me arsyetimin absurd, se gjoja po “mbrohet” minoritetit serb nga “dhuna dhe terrori shqiptar”, të cilat në fakt, nuk kanë ekzistuar kurrë e as ndodhur asnjëherë kundër serbëve lokal. Prandaj Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë investuar shumë për krijimin e paqes dhe ruajtjen e qetësisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por me gabimet që bënë duke emëruar përfaqësues si ambasadori Hill në Serbi dhe emisarin Escobar, në dialogun Kosovë-Serbi, të cilët që të dy, konsiderohen njerëz të korruptueshëm, (madje bashkëshortes së Escobarit, Elizabeth Escobar, Serbia ia financoi edhe një ekspozitë shumë të kushtueshme pamore). Pikërisht me lejen apo mosndërhyrjen e të dy këtyre, u serbizua komplet udhëheqja shtetërore dhe legjislative e Malit të Zi, që nga presidenca, qeveria dhe parlamenti, përkundër faktit se është vend i NATO-së, SHBA ishin të detyruara, dashtë e pa dashtë, që ti dërgojnë Beogradit mesazhin e qartë”, shpjegon analisti.

Qarri më tej përmend shqetësimin që duhet të jetë edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Urban.

“Një shqetësim tjetër më vete, jo vetëm për Parlamentin Evropian, BE-në por edhe SHBA-në, e veçanërisht për Kosovën, duhet të jetë fakt mjaft shqetësues edhe i sjelljes së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Urban i cili përveçse vepron si “piun” i kamufluar i Rusisë së Putinit, brenda BE-së, ai ka marrëdhënie tejet të ngushta edhe me Aleksandër Vuçiqin, kurse qëndrim i tij ndaj Kosovës, nuk është fare i mirë”, tha ai.

Ndër të tjera analisti e sheh të qëlluar deklaratën e fundit nga SHBA-të pasi është koha që Serbia të respektoj marrëveshjet e nënshkruara, dhe se është koha Serbia të mos sjellë destabilizim në Ballkan.

“Prandaj përveç ankesave të Parlamentit Evropian, se Urban vazhdimisht pengon procesin e zgjerimit në BE, si dhe kërkesën e PE-së, që Viktor Urban ta ndryshojë edhe politikën e Hungarisë ndaj Kosovës, duhet ta shqetësoj mjaft edhe Kosovën, ngase nga 1 korriku i vitit 2024, Hungaria ka radhën, ta marrë kryesimin e BE-së, gjë që me qëndrimin aktual, do të jetë shumë problematike për Kosovën.

Kështu që, vendimi i BE-së dhe deklarata e SHBA-së, që të mos lejojnë më kushtëzimet e pafund të Serbisë hegjemoniste, ndaj Kosovës, thirrjet për dorëzimin e kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe mëse 20 bashkëkriminelëve tjerë serbë, të cilët morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit. Duke vrarë edhe rreshterin e policisë në detyrë, tani hero i Kosovës, z. Afrim Bunjaku, mosbashkëpunimi i Serbisë as me faktorin ndërkombëtar, për zbatimin e marrëveshjeve që dërgojnë në normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, e veçanërisht deklarata e fundit e SHBA-ve, është një “goditje” mjaft e rëndë për Serbinë, e cila, nuk duhet të përfundojë vetëm si vërejtje me fjalë, por në rast nevoje, edhe të veprohet praktikisht, për disiplinimin përfundimtar të Serbisë fashiste. Pasi që ka 25 vite pas lufte, mbetet shteti më problematik në rajon dhe shtet agresor me prirje të përhershme, për krime dhe luftëra të reja të përgjakshme e gjenocidiale, që nga Bosnja e Mali i Zi, deri në Kosovë”, foli Qarri për “Bota sot”.

Mehazi: Deklatata e SHBA-së nuk është një goditje paralajmëruese vetëm për Serbinë, por edhe ndaj BE-së

 Image
 Sulejman Mehazi 
 

Ndërsa, profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet se ky mesazh na lë të kuptojmë se në Kosovë bëhet një luftë diplomatike, strategjike e politike dominuese në mes tri fuqive të mëdha BE, SHBA e Rusisë.

“Mesazhi i SHBA-ve: “se pavarësisht rezultave zgjedhore parlamentare që do dalin më 17 dhjetor Serbisë nuk i lejohet të devijojë normalizimin e marrëdhënive me rastin e dialogut me Kosovën”, është deklaratë që na bën me dije se qendra më e madhe strategjike e shteteve të Ballkanit Perëndimor është Kosova. Se në këtë shtet bëhet një luftë diplomatike, strategjike e politike dominuese në mes tri fuqive të mëdha BE, SHBA e Rusisë dhe se cila prej këtyre fuqive të mëdha do përvetësonte e dominonte Kosovën”, tha profesori.

Ai nga ana tjetër shton se Kosova është më e sigurtë e më e qetë me përkrahjen e amerikanëve e në anën tjetër kjo deklaratë amerikane për Serbinë është shumë e vështirë e problematike.

“Duke parë politikën retrogarde të BE-së ndaj Kosovës dhe politikën e dhunshme okupuese serbe-ruse në veri të Kosovës me shumë logjikë do thonim se diplomacia strategjike dhe politike e SHBA-ve është më e besueshme, më e dëshiruar dhe më e përshtatshme për qeverinë dhe qytetarët e Kosovës. Se Kosova është më e sigurtë e më e qetë me përkrahjen e amerikanëve e në anën tjetër kjo deklaratë amerikane për Serbinë është shumë e vështirë e problematike për pasionet nacionaliste e shoviniste serbe-ruse në Kosovë. Deklatata e SHBA-së nuk është një goditje paralajmëruese vetëm për Serbinë, por edhe ndaj BE-së e cila përballë Kosovës çon një politike psikolabile me formulën se ‘jemi për paqe, por nuk guxojmë të jemi kundër Serbisë ruse.”

Deklarata amerikane ndaj Serbisë është e mirëpritur, është deklaratë ultimatumesh që jep shpresa të mëdha se Serbia nuk mund të ketë rrugë tjetër përveç njohjes së Kosovën dhe BE-së e kurrsesi drejt Rusisë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.