Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHBA-ja i bënë thirrje për dialog spektrit politik në Shqipëri

Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar një ditë më parë nga opozita në Kuvend që u finalizua me djegien e karrigeve të tyre.

Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyrtare në Facebook, ambasada e SHBA shprehet se akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Deputetët e Partisë Demokratike i vënë zjarrin karrigeve jashtë Kuvendit