![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/shba-ja-i-sanksionon-edhe-kater-biznesmene-ruse_64d661e79b0d1.jpeg?resize=1140%2C675&ssl=1)
Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj katër rusëve të lidhur me kompaninë financiare, Alfa Group, dhe me një shoqatë ruse të biznesit, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së.
Këto janë masat më të fundit ndaj elitës financiare të Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.
Departamenti i Thesarit tha më 11 gusht se i ka sanksionuar katër burra të cilët shërbyen në bordin mbikëqyrës të Alfa Group – Petr Olegivich Aven, Mikhail Maratovich Fridman, German Borisovich Khan dhe Alexey Viktorovich Kuzmichev – njërës prej kompanive më të mëdha financiare dhe investuese të Rusisë.
Thesari ka vendosur sanksione edhe ndaj Shoqatës ruse të Punëdhënësve dhe Unionit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.
“Elita e pasur ruse duhet ta lirojë veten nga mendimi se mund të bëjë biznes si zakonisht, derisa Kremlini po kryen luftë kundër popullit ukrainas”, tha zëvendëssekretari i Departamentit të Thesarit, Wally Adeyemo.
Ambasada e Rusisë në Uashington nuk i është përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment.