Ibrahim Rugova, padyshim, mbetet një nga politikanët më të njohur ndërkombëtarisht nga Kosova.
Ish-presidenti i Kosovës që ndërroi jetë 18 vite më parë, ishte figura politike që ndërtoi aleancën e qëndrushme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por edhe ShBA-ja e kishte cilësuar mik të vërtetë Rugovën. Më saktë, presidenti i ShBA-së, George W. Bush, e kishte shkruar pikërisht “mik të vërtetë” Rugobën në librin e ngushëllimeve për Rugovën. Përveç mik të vërtetë të ShBA-së, Bushi e kishte quajtur Rugovën edhe zëri i arsyes dhe maturisë.
Fjalitë e shkruara nga Bushi i ka publikuar Mustaf Pllana, një shqiptar që jeton në Kanada.
Por çfarë shkruante atëbotë presidenti amerikan për presidentin kosovar që kishte ndërruar jete?
“Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovës” – shkruante Bushi në paragrafin e postuar nga Pllana.