Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHBA po shqyrton tërheqjen e deri në 10,000 ushtarëve amerikanë nga Evropa Qendrore dhe Lindore

Administrata amerikane ka thënë se po shqyrton tërheqjen  e deri në 10,000 ushtarëve amerikanë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, sipas transmetuesit amerikan NBC News.

Burimet që ata cituan thanë se propozimi, nëse miratohet mund të përforcojë frikën se Shtetet e Bashkuara po braktisin aleatët e vjetër në Evropë.

“Presidenti po rishikon vazhdimisht vendosjet dhe prioritetet për t’u siguruar që ai e mban Amerikën në radhë të parë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Brian Hughes në një deklaratë për NBC News.

“Puna e rëndësishme për lehtësimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën nëpërmjet Jasionka do të vazhdojë nën udhëheqjen polake dhe të NATO-s, të mbështetur nga një gjurmë e efektshme ushtarake e SHBA-së”, thuhej në deklaratën e publikuar të hënën.

Një deklaratë e veçantë nga ministria polake e mbrojtjes theksoi se ndryshimi ishte “i planifikuar” dhe “është pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar operacionet ushtarake të SHBA”, raportoj BBC.

Ai shtoi se “numri i përgjithshëm i trupave amerikane të stacionuara në vende të ndryshme në Poloni … nuk po ndryshon”, me 10,000 të pranishëm në total.

Masa po shkakton shumë shqetësime në Poloni duke pasur parasysh statusin simbolik të Jasionkës si porta për ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s për Ukrainën.

Presidenti polak, Andrzej Duda duke u munduar të largojë shqetësimet, u tha gazetarëve gjatë një udhëtimi në Estoni se ai ishte informuar paraprakisht për vendimin dhe nuk përbënte tërheqje të SHBA-së.