Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHBA shpall gjendje emergjente – 5 të vdekur nga stuhia e borës

Së paku 5 njerëz kanë vdekur në një stuhi dimri që ka prekur një pjesë të madhe të SHBA-ve, duke dërguar në mbyllje të shkollave, kaos në udhëtime dhe ndërprerje të energjisë.

Shtatë shtete të SHBA-së kanë deklaruar gjendje emergjence, dhe janë anuluar më shumë se 2300 fluturime, raporton BBC.

Rreth 190,000 njerëz kanë mbetur pa energji mëngjesin e hershëm të së martës në shtete të ndryshme. Bora dhe lloha pritet të vazhdojnë gjatë ditës në shumicën e pjesës veri-lindore të SHBA-ve, sipas Shërbimit Nacional të Motit.

Përderisa reshjet pritet të ndalen, ajri i ftohtë i Arktikut pritet të i mbajë temperaturat e akullta në një pjesë të vendit për disa javë më shumë./teve1/