“Çështja e Kosovës nuk është në axhendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi se kur mund të jetë”, i tha të mërkurën Zërit të Amerikës, zëdhënësi i kësaj organizate Daniel Holtgen.
Nga ana tjetër i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Derisa shtoi se Kosova mund të mos i ketë votat për në KiE.
“Kjo është ajo që po nxit shqetësimin se Kosova mund të mos ketë votat për Këshillin e Evropës”, tha Escobar më 8 maj.
Ai theksoi se SHBA-ja nuk ka votë në këtë organizatë evropiane për të drejtat e njeriut, por qëndrimi i Uashingtonit është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara “dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”.
Profesori Binak Maxharraj, ka reaguar për këtë duke thënë se edhe pse SHBA s’kanë votë, ndikim të madh kanë Borrelli, Lajçaku, Edi Rama që janë në shërbim të Serbisë.
Ai pyet madje pse Lajçaku shkoi në SHBA dhe u takua me Escobari dhe pse Rama shkoi menjëherë në Francë pas Vuçiqit?
“Escobar në ikje, “SHBA s’kanë votë në Këshillin e Evropës”
Por, kanë ndikim të madh në Këshillin e Evropës përmes Borrellit, Lajçakut, Edi Ramës që janë në shërbim të Serbisë.
Çfarë kërkoi Lajçak që shkoi urgjentisht erdhi në Uashington në takim me ju dhe,
Çka kërkoi Edi Rama që shkoi urgjentsht të Macroni në Francë vetëm disa çaste pas Vuçiqit.
Escobar jemi njerëz që nuk hamë bar”, tha ai.