
SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord të caktojnë “skuadra të nivelit të lartë” për të filluar punën në një rrugë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, thotë Departamenti i Shtetit i SHBA.
Siç ka thënë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce dy vendet do të punojnë për të gjetur bashkëpunim për të ardhmen në interes gjeopolitik.
“SHBA-ja dhe Rusia do të punojnë edhe për të gjetur bashkëpunim në të ardhmen për çështjet me interes të ndërsjellë gjeopolitik dhe mundësitë historike ekonomike e investuese, që do të dalin nga fundi i suksesshëm i luftës në Ukrainë”, ka shtuar ajo.
Pozitiv takimin e ka vlerësuar edhe pala ruse.
“Dialog shumë pozitiv e konstruktiv ka nisur. Për dallim nga administrata Biden, që kurrë s’u përpoq të dëgjojë pozicionin e Rusisë, kjo ishte përpjekje shumë e qartë për të nisur dialogun, për të kuptuar pozicionin e Rusisë dhe për të diskutuar gjërat për të cilat pajtohemi”, ka thënë Kirill Dmitriev, shef i fondit sovran rus, për “TV Channel One” në Rusi.
Përfaqësuesit e ShBA-së dhe Rusisë të martën janë takaur në Arabinë Saudite për të disktuar rreth përfundimit të luftës në Ukrainë.