Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, do të raportojë sot në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 10:00, janë në rend dite edhe tri pika tjera.
Ndryshe, Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së udhëhiqet nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Anëtarë janë pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, një nga PDK-ja, një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.