
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, mëngjesin e sotëm ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga Szunyong.
Szunyog bëri të ditur se me kreun e LDK-së ka biseduar për situatën në veri dhe përleshjen e fundit në Kuvend mes pushtetit dhe opozitës.
“Sot në mëngjes me Lumir Abdixhikun e LDK-së kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri’’, shkroi ai.
Më tutje ai deklaroi se zgjidhja e sfidave aktuale kërkon angazhim konstruktiv dhe konsensus politik të të gjithëve.