Shefi i zyres në Kosovë të Bashkimit Evropian (BE) i ka dërguar një letër kryeparlamentarit, Glauk Konjufca për draft-ligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Në këtë letër ndër të tjera, ai ka inkurajuar Konjufcën që të konsultojnë Komisionin e Venedikut dhe të sigurohen që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draf-ligjin e finalizuar.
Letra e plotë e z. Szunyog, e përkthyer:
I dashur kryekuvendar,
Po iu shkruaj sa i përket draft ligjit të amandamentuar dhe ploësuar të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (draft-ligj), i cili së fundi u adaptua nga Qeveria e Kosovës. Meqë ky draft-ligj do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, do të doja të ndaja me ju disa prej rekomandimeve kyçe që Bashkimi Evropian vazhdimisht i ka bërë prej fillimit të kësaj iniciative të rëndësishme legale.
Fillimisht, do të doja të përsërisja që ne mirëpresim reformat që kontribuojnë drejt forcimit të sundimit të ligjit, përfshirë rritjen e efektshmërisë, integritetit dhe profesionalizmit të institucioneve relevante.
Për Bashkimin Evropian, është kruciale që të tilla reforma të modelohen dhe zbatohen në përputhje me standardet më të mira evropiane. Për këtë arsye, ne ishim të kënaqur me vendimin e Ministres së Drejtësisë për të konsultuar dy herë Komisionin e Venedikut për versionin e kaluar të draft-ligjit dhe gatishmërinë e autoriteteve, përfshirë Kuvendin e Kosovës, për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut siç janë theksuar në opinionet e saj të dhëna në dhjetorin e vitit 2021 dhe marsin e vitit 2022 për këtë draftligj.
Marrë parasysh rëndësinë e kësaj iniciative dhe faktit që draft-ligji përfshin dispozita të reja që më parë nuk janë vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, unë iu inkurajoj fuqishëm që të (ri) konsultoni Komisionin e Venedikut dhe të siguroheni që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draft-ligjin e finalizuar.
Për më shumë, është e rëndësishme që të siguroheni se procesi i finalizimit dhe adoptimit të këtij draft-ligji është gjithëpërfshirës dhe që ka konsensus sa i përket një reforme të tillë të rëndësishme.
Zyra ime është gati të punojë me Kuvendin për këtë iniciativë dhe do t’ju ofrojmë komente teknike mbi tekstin e draft-ligjit, sapo procesi i rishikimit brenda Kuvendit dhe trupave të tij.
I juaji sinqerisht,
Tomas Szunyog