Kryetarja e UNMIK-ut, Karolina Zijade ka theksuar se të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe synimin për hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë, duhet të zgjidhen me dialog.
Përmes faqes zyrtare të UNMIK-ut, Zijade bëri gjithashtu thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe kërcëojnë stabilitetin.
“Duhet të shmangen veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, kërcënojnë stabilitetin dhe dëmtojnë besimin midis komuniteteve.
Çështjet e pazgjidhura, përfshirë planet për rihapjen për trafik të urës së Ibros në Mitrovicë, duhet të zgjidhen me dialog me ndërmjetësimin e BE-së”, thekson UNMIK-u në një postim në rrjetin social “X”.