Shefqet Riza, babi i policit të vrarë në krye të detyrës më 30 gusht të viti 2007, ka thënë se Enver Sekiraqa “ka qenë frikacak dhe nuk ka pas guxim t’i dalë përballë Triumfit”.
Duke komentuar arrestimin para 15 vitesh të Ilir Abdullahut, njërit prej të dyshuarve për vrasjen e djalit të tij, Riza ka thënë se ai ka qenë dora e djathtë e Sekiraqës në vrasjen e Triumfit.
“Ka qenë dora e djathtë e Sekiraqës. Ky ‘Liza’ dhe ‘Rumqi’ (vëllai i Ilir Abullahut, Rrahim Adullahu) kanë qenë potencialisht dora e djathë që vazhdimisht e kanë përcjelle me vra Triumfin. Këta e kanë përcjellë. Sepse ai [Sekiraqa] ka qenë frikacak vetë, nuk ka pas guxim Sekiraqa me dal ballë për ballë me Triumfin… Hero pasi ra në dorë, s’ka pas qare. Këta janë marrë me krim të organizua, me zhvatje me tona të zezat. Këta kanë terrorizuar krejt Prishtinës, sa që fjalën përfundimtare vetë prokurori anglez u çu edhe tha ‘Triumfi është hero i kësaj ngjare, se i vetmi është ballafaqua me krimin e organizuar, prandaj është vrarë’”, ka thënë Riza, në Debat Plus të RTV Dukagjini.
Për vrasjen e 27 vjeçarit, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.
Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Përveç Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzoheshin se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organizuar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulëta.
Kjo sipas Speciales, kishte ndodhur për shkak se Riza, e kishte rrahur Sekiraqen në lokalin “Swiss Casino”.