Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sheholli: Në Kosovë janë 5 mediume serbe që financohen nga Serbia, Rozeta asnjë fjalë

Analisti politik, Fatmir Sheholli ka reaguar pas revokimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga MTI.
Ai ka shkruar se në Kosovë mediume televizive serbe që financohen nga Serbia dhe çdo ditë na quajnë ” seperatista e kriminel” dhe për çudi askush nuk merret me to.

Reagimi i plotë:Në Kosovë së paku janë 5 mediume televizive serbe që financohen nga Serbia dhe çdo ditë na quajnë ” seperatista e kriminel” dhe për çudi askush nuk merret me to e as ministrja Rozeta Hajdari e mos e bo zot kryeministri e presidentja!
Tash a jemi a nuk jemi “separatista e kriminel e terrorista”!?
Fol Presidente,
Fol Kryetar i Kuvendit
Fol Kryeminister.