Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Sheiku vozit Hummer-in më të madh në botë

Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan është anëtar i familjes në pushtet të Abu Dhabit, pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që e bën atë të famshëm në botë.

Ai është pronar i koleksionit më të çuditshëm të veturave në të cilin ka më shumë se 200 automjete, si dhe drejton Hummer H1 më të madh në botë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një automjeti gjigant, përmasat e së cilës ilustrohet më së miri nga Hummer-i “i zakonshëm” i parkuar pranë tij. Vetura është 14 metra e gjatë, gjashtë metra e gjerë dhe po aq e lartë, duke shkaktuar habinë e kalimtarëve.

Ky koleksionist veturash njihet edhe si “Rainbow Sheik”, përkthyer si “sheik i ngjyrave të ylberit”, dhe pseudonimin dyshohet se e ka marrë nga një koleksion prej shtatë Mercedes SEL të lyer me ngjyra të ndryshme ylberi.

Mirëpo, vëmendjen më të madhe e tërheq gjiganti Hummer, ku hyhet me shkallë dhe përveç disa dhomave të gjumit dhe tualeteve, ka edhe dhomën e miqve me pamje 360 gradë.

E ndërtuar në kornizën e automjetit amfib të ngarkesave të ushtrisë amerikane LARC-LX me lëvore çeliku, ai fuqizohet nga katër motorë me naftë, një për secilën rrotë.

Koleksioni i tij i lakmueshëm i motorëve përfshin gjithashtu disa Mini Cooper të cilësisë së mirë dhe një kopje Benz Patent Motorwagen nga viti 1885.

Pasuria e Sheikut thuhet të jetë e ngjashme me atë të mbretit saudit me një pasuri neto të vlerësuar në 20 miliardë euro. Paratë e Hamadit thuhet se vijnë nga kontrolli i familjes së tij mbi fushat e naftës në Abu Dhabi.

Në vitin 2011, ai u kërkoi punëtorëve të shkruanin emrat e tyre në ishullin privat në Emiratet e Bashkuara Arabe të quajtur Al Futaisi, duke gdhendur rrugë ujore në rërë. /telegrafi