Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shembet një pjesë e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, raportohet për 8 të vdekur dhe disa të lënduar

Tetë persona raportohet të kenë vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pas shembjes së një pjesë të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se trupat e tetë personave janë nxjerrë nga rrënojat në stacionin hekurudhor, derisa ka shtuar se ka disa të lënduar.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sipas media serbe ”Danas” katër ekskavatorë dhe tetë kamionë po pastrojnë zonën në kërkim të personave që mund të kenë mbetur nën rrënojat e tendës.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.