Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shembja e dheut në Veternik ku vdiq një person, ky është personi që u arrestua

 
   

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e shtunë në Vetërnik.

Si pasojë e shembjes së dheut, një punëtor Fatlum Haradini (40 vjeç), e ka humbur jetën, e po ashtu edhe një tjetër është lënduar.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Media mëson se bëhet fjalë për Arian Ramën.

Rama u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i të dyshuarit në vendpunishte.