7
Ky Shën Valentin gjen kosovarët me numër të madh divorcesh.
Psikologia Atifete Syla shpjegoi se ky trend nuk është për shkak të rritjes së problemeve brenda martesave, por për arsye të ndryshimeve të mëdha në perceptimin shoqëror dhe vetëdijen e grave.
Ajo theksoi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se gratë kanë filluar të jenë më të vetëdijshme për mundësitë që kanë për të marrë një vendim të tillë dhe se, tashmë, ndihma e familjes dhe mbështetja financiare janë faktorë që e bëjnë procesin më të lehtë, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë, psikologia Syla paralajmëroi se divorcet kanë pasoja të rënda, veçanërisht në aspektin emocional.
Ajo nënvizoi se kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor si tek gratë dhe burrat, por më shumë tek fëmijët./Klankosova.tv.