Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shenja e horoskopit që ka më shumë gjasa të zhduket pas takimit të parë

Ghosting (fenomeni i ndërprerjes së komunkimit pa shpjegim dhe arsye) tashmë konsiderohet trend dhe “art”. Por nëse marrim parasysh karakteristikat e shenjave, cila ka më shumë gjasa të zhduket pas një takimi?

Astrologët thonë se në krye të listës qëndron Shigjetari. Kjo shenjë horoskopi nuk është shumë e vendosur, ka prirje aventuriere dhe gjasat që të zhduket pas takimit të parë janë shumë të larta, por mos e merrni personale, veç përgatituni shpirtërisht.

Në vend të dytë qëndrojnë Binjakët që po ashtu kanë gjasa të mëdha për t’u zhdukur papritur. Ata njihen si persona me dy personalitete të ndryshme dhe është shumë e vështirë t’i bësh për të vete të dyja anët e tij.

Në vend të tretë, qëndron Ujori, si një shenjë e paparashikueshme. Është e vështirë të befasosh për mirë një Ujor.

Ndërsa shenja që ka më pak gjasa të zhduket nga jeta jote papritur dhe pa shpjeguar janë Peshqit. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe nuk duan të lëndojnë askën. Ka më shumë mundësi që një Peshk të qëndrojë në një lidhje që e bën të ndihet keq, sesa të zhduket.