Astrologe Meri Gjini ka qenë mëngjesin e sotëm në 7pa5 ku ka bërë parashikimin e Horoskopit për javë.
Nisim një javë me ditët e para me hënën në tranzit. Te enjten kemi hënë të re te bricjapi që bën të mundur që të kemi zhvillime të shpejta, për gjërat praktike.
Vendosjet e forta sot edhe neser. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me premtimet. Çfarë jepni dhe çfarë merrni.
Nga nesër ka një hyrje të fortë të marsit me saturnin. Që domethënë duhet mbyllur çfarë kemi të rëndësishme për javën.
Dita e nesërme duhet shfrytëzuar maksimalisht.
Dashi
Është pikerisht emocioni që do përcaktojë rezultatin e javës. Për të mbyllur detyrimet më të rëndësishme ose shqetësimet duhet t’i vendos në axhend që nesër. Do duhet të vendoset prioritet. Dominanca qëndron te emoconi.
Demi
Kanë jupiterin me vete. Ka të bëjë me çështje ligjore, zyrtare, pagesa, detyrime ekonomike. Nga nesër duhet të vihen në axhendë, të mërkurën bën që të mbyllen me sukses edhe çështje që i përket shëndetit. Nesër pasnesër i ndihmon të zgjidhin shqetësime të shëndetit dhe fizikut.
Binajkët
Kujdes me emocionin. Deri të enjten, është shumë e rëndësishme të mos reagoni për informacionin që dëgjojni. Pika e dobët e momentit është paqartësia. E kanë marrë veten, janë në proces rritje. Por deri në 20 shkurt do ketë paqartësi ende.
Favorizim për të mbyllur çështje që i përkasin porblematika të vjetra, çeshtje noterie, ligjore Puna, që nga e mërkura dhe në vazhdimësi ka 1 muaj për të bërë riorganizime të forta.
Gaforrja
Seriozitet do të ngjyrosë ditët e para të javës.Duke u fokusuar të detyrimet e veta. Një ditë shumë e mirë nesër për të zgjidhur çështjet e ndjenjave dhe emocioneve. Dhe për të gjetur gjuhën në cështje personale.
Luani
Do të vendosin nga një gurë të vogël çdo ditë për çështjet që duhet të zgjidhi. Ka një ndjesi të rritjes së vetëbesimit. Çështjet e familjes vendosen në rrugën e zgjidhjes. E marta dhe e premtja janë ditët më të mira të javë.
Virgjëresha
Kujdes në vendin e punës. Matini fjalët që thoni dhe mendojini dyherë pasi kanë një tendencë për të gjykuar gabim,për t’i hyrë dikujt në hak. Saturnin ballëpërballë, është çështje statusi, pune, emri profesional.
Peshorja
Pikëpyetjet janë ato që do e shqetësojnë, për çështjet e punës dhe fjalës së dhënë, fjalës së mbajtur dhe premtimeve.
Hyrjet planetare nuk interferon drejtëpërdrejtë, por do ta ndihmojnë në rezultatet e punës dhe karrierës. Nesër shtë ditë e mirë për ujdira të mira për çështjet e punës. Nëse sot ju ofrohet një pagë e lartë, duhet të prisni ditën e nesërme nëse oferta qëndron ende, për të vendosur.
Akrepi
Juiteri përballë, marsi në hyrje shumë të mirë, që domethënë janë ata që do dalin më të fituarit këtë javë. Për çështjet e profesionit, ekonomisë, detyrimeve e emocionit.
Për të gjithë janarin duhet të vendosin në axhendë që nga sot deri në javën që vjen.
Shigjetari
Nuk duhet të bëjnë sqarime në raporte personale. Kujdes me fëmijët, pasi nga një situtë shumë e qetë mund të kalojnë në shpërthime.
Raportet në çift vendosini në axhendë nga nesër e në vazhdim. Luhatjet e humorit janë pika e dobët e kësaj jave.
Kështu që me qetësi, pasi do të keni mundësi t’i realizonni qëllimet tuaja për çështjet emocionale dhe familjare.
Bricjapi
Deri të mërkurën kanë dëshirën për të bërë pauz. Për të qenë larg profesionit. Një pjesë e tyre do ta gjejnë veten jashtë ambjentit të punës. Hëna e re të enjten do të jenë shumë energjik, të fortë për të treguar maksimumin në profesionin e tyre.
Ujori
Kujdes me çështjet e virozave të kohës. Vështirësitë e fizikut do jenë deri të mërkurën. Qëndroni larg personave të infektuar dhe me virozat e stinës.
Mund të kenë zgjidhje për çështje të rëndësishme, zgjidhje pozitive në çështje që i përkasin shpirtit, dashurisë, familjes.
Peshqit
Do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm pasi do çorjentohen nga çfarë dëgjojnë. Çdo gjë që dëgjojnë është larg realitet. Premtimet profesionale dhe cështjet e punës, propozimet që i joshin, por nuk duhet të lenë atë që kanë .
Nëse propozimi mund të jetë ende prezent nga mesi i javës tjetër, merreni në konsideratë./vizionplus.tv/