Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shenjat e horoskopit që do të përballen me ndryshime në shkurt

Muaji shkurt pritet të jetë një muaj plot ndryshime në aspektin astrologjik. Shkurti do të vijë me rebelim dhe transformime agresive. Kjo për disa shenja në veçanti, të cilat do të përballen me ndryshime në jetët e tyre. Vetëm tre nga shenjat e horoskopit do të ndihen të shqetësuara për shkak të këtyre ndryshimeve:

Demi

Kjo është një nga shenjat e horoskopit që do të preket më shumë nga ky muaj, sidomos pas hënës së re në 9 shkurt 2024. Hëna e re e Ujorit do të cënojë karrierën duke sjellë detyra dhe ngjarje të papritura në këtë rrugëtim. Bota e Demit mund të fillojë të dridhet, por kjo e çliron këtë shenjë nga një situatë pa rrugëdalje.

Luani

Është e rrallë që të lindurit e kësaj shenje të mos ndiheni në qendër të vëmendjes, por i dashur Luan përgatitu që egoja jote të marrë një goditje të madhe gjatë Hënës së re të shkurtit në Ujor. Do të përqendrohesh te njerëzit rreth teje. Kushtoji vëmendje mënyrës se si ata të kanë ndihmuar të zhvillohesh dhe të përshtatesh me mjedisin. Luanët mund të ndihen sikur dikush tjetër ua ka rrëmbyer aftësinë për të mbajtur kontrollin.

Ujori

Përgatitu për turbulencat sepse kjo hënë e re nuk do të kalojë lehtë. Ti ke një shans të madh për t’u rritur dhe ndryshuar, por nuk mund ta bësh këtë pa hequr dorë nga disa pjesë të vetes tënde. Me Uranin që krijon paqëndrueshmëri, Ujori duhet të rikrijojë veten. Mund të ndihet si një krizë identiteti, ose sikur ke humbur veten, por duhet të jesh i/e sigurt se këto janë shenja paralajmëruese për diçka të madhe që po vjen për ty.