Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Shenjat e horoskopit që kërkojnë pak, por japin shumë

Shenjat e horoskopit për të cilat do të flasim më poshtë kanë një zemër të madhe

Shenjat e horoskopit për të cilat do të flasim më poshtë kanë një zemër të madhe. Ata janë romantikë, emocionalë dhe priren t’i japin shumë lidhjes së tyre. Në të njëjtën kohë nga partneri nuk kërkojnë as gjysmën e asaj që bëjnë. Le të shohim se cilat shenjave i referohemi dhe sigurisht t’i analizojmë ato:

DEMI

Për njerëzit që do, Demi mund të bëhet një tapet mbi të cilin do shkelësh. Ai ka dëshirë të dhurojë dhe ndihmojë sa më shumë. Nuk kursen në të mirat materiale apo shpirtërore. Nga ana tjetër, vetë për veten e tij, gjithçka që kërkon është besnikëria, dashuria dhe përkushtimi. Ai është i kënaqur me pak dhe nuk ka kërkesa të mëdha. Ai është i kënaqur me qetësinë dhe stabilitetin e tij.

GAFORRE

Nëse “pret” Gaforren, nuk do të shohësh gjak, por… emocione. Këto rrjedhin nëpër venat e tij dhe i japin jetë. Për njerëzit që do, ai “shkrihet” dhe bëhet sakrificë. Ai do të bëjë gjithçka dhe do t’u japë atyre gjithçka që ka dhe nuk ka. Por edhe pse jep gjithçka, në këmbim nuk kërkon asgjë më shumë se dashuri dhe përkushtim. Mjafton një “të dua” e vërtetë dhe një përqafim. Ai thjesht dëshiron të ketë gjysmën tjetër pranë tij. Atij nuk i intereson asgjë tjetër.

PESHQIT

Peshqit janë shenja e fundit në listën tonë përkatëse. Ai e ka zakon t’i vendosë njerëzit që do në një fron për aq kohë sa është me ta. I idealizon dhe jep gjithçka ka dhe nuk ka. Dhe në këmbim ai nuk kërkon pothuajse asgjë. Vetëm dashuri, përkëdhelje dhe përqafime. Për Peshqit mjafton të ketë pranë tij personin që do. Thjesht të qenit bashkë e mbulon atë.