Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Shenjat e Horoskopit që transformohen kur bien në dashuri

Dashuria është një emocion i fortë që shumica prej nesh dëshirojmë ta përjetojmë qoftë edhe një herë në jetë. E ndërsa të gjithë përpiqemi të tregojmë veten tonë më të mirë kur biem në dashuri sidomos kur jemi në fillim të një lidhjeje, ka disa njerëz që ndryshojnë në mënyrë drastike kur takojnë personin që do t’u ndezë shkëndijën në zemër. Sipas astrologjisë, këta njerëz kanë shumë të ngjarë t’u përkasin shenjave të mëposhtme:

Shigjetari

Shigjetarët entuziastë dhe aventurierë mund të bëhen… fëmijë të vegjël vetëm kur bien në dashuri. Ata gjithmonë buzëqeshin, kërcejnë dhe nuk e fshehin gëzimin e tyre. Sidomos në fillim të lidhjes do të mundohen t’i bëjnë përshtypje personit me dhurata të shtrenjta dhe gjeste të mëdha, ndërkohë që shumë shpejt duan t’ua prezantojnë miqve dhe familjarëve. Ata konsiderohen nga shumë njerëz si të parëndësishëm, por kur bien vërtet në dashuri, i kushtojnë vëmendje nevojave të partnerit, gjë që i bën ata veçanërisht të dashur dhe tregon se sa të besueshëm mund të bëhen.

Bricjapi

Ai ndryshon. Ai pushon së punuari gjatë gjithë kohës, buzëqesh më shpesh dhe bëhet optimist. Bricjapët kanë standarde shumë të larta për marrëdhënien e tyre, por kur kuptojnë se ajo që ndjejnë është e vërtetë dhe e ndërsjellë, bëjnë çdo përpjekje për të kënaqur partnerin e tyre dhe janë të përkushtuar ndaj saj, ashtu siç janë të përkushtuar ndaj secilit prej synimeve të tyre. Në lidhje sigurisht që mbeten seriozë dhe nuk e tradhtojnë partnerin.

Ujori

Revolucionarët e zodiakut, kur bien në dashuri, bëhen romantikë të ashpër të paarritshëm dhe të ëmbël. Një ujor mund të mos i shprehë ndjenjat e tij, por kur “perëndia Eros” troket në derën e tij, të gjitha mbrojtjet e tij dalin nga loja. /abcnews.al