Në rastin e mosfunksionimit të veshkave, duhet të dini se kjo ndodh sepse humbasin aftësinë për të filtruar mbetjet nga gjaku dhe mund të krijohen grumbullime të dëmshme.
Ndonjëherë zakonisht nuk shfaq shenja në fazën fillestare, ndaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje thonjve.
Cilat janë simptomat e dështimit të veshkave?
Dobësi
Grumbullimi i lëngjeve duke shkaktuar ënjtje në këmbë
Ulje e volumit të urinës
Ç’rregullimi i ritmeve të zemrës
Mungesë frymëmarrje
Dhimbje gjoksi
Lodhje
Çorientim
Në rastet më të rënda konvulsione
Cila është shenja e keqfunksionimit të veshkave që shfaqet te thonjte?
Një studim i publikuar në Mediagraphic sugjeron se një person me dështim të veshkave mund të përjetojë onikopati, domethënë një lloj ndryshimi në thonjtë.
“Onikopatitë janë ndryshime patologjike ose funksionale të aparatit të thonjve, si të duarve ashtu edhe të këmbëve. Këto mund të jenë për shkak të shumë shkaqeve dhe mund të jenë shprehja e disa proceseve dhe shpesh manifestimi i parë i një sëmundjeje sistematike“, thuhet në studim.
Më të zakonshmet tek njerëzit me dështim të veshkave janë hemorragjitë e copëtuara që ndodhin sepse gjaku i kontaminuar çliron baktere që mund të formojnë trombe në thonj.
Vëmendja ndaj ndryshimeve në thonjtë tuaj mund t’ju ndihmojë të zbuloni herët dështimin e veshkave, edhe para se të shfaqen simptoma të tjera të sëmundjes.