Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Shenjat më me fat të horoskopit pas eklipsit diellor të Prillit

Eklipset shënojnë ndryshime të rëndësishme në evolucionin tonë. Çdo shenjë pëson ndryshime gjatë eklipsit total diellor, por mos u frikësoni. Gjatë këtij muaji do të përjetoni edhe emocione pozitive, do të keni fat dhe prosperitet.

Gaforre

Do të përqendroheni në të gjitha gjërat që doni dhe që ju bëjnë të ndiheni të sigurt, si në aspektin romantik apo karrierë. Lëreni zemrën tuaj t’ju udhëheqë përpara. Hëna e Plotë në Akrep më 23 Prill do të jetë gjithashtu një kohë e rëndësishme për ju. Përqendrohuni në atë që dëshironi vërtet dhe jo në atë që u pëlqen njerëzve të tjerë.

Ujori

Ky muaj do t’ju tregojë se kush jeni dhe do t’ju ndihmojë të ndërtoni të ardhmen tuaj ideale. Me Marsin dhe Saturnin në Peshqit që shfaqen si mirëbërësit tuaj kozmikë këtë muaj, ju do të keni në dorë gjërat që doni vërtet. Kini parasysh që Mërkuri retrogradë mund të vonojë planet tuaja por për sa kohë që nuk e humbisni durimin, do të përjetoni fat dhe bollëk.

Peshqit

Prilli do t’i kushtohet çlirimit të fuqisë suaj të brendshme dhe njohjes së pikave tuaja të forta. Ju mund të jeni më introvert se zakonisht, por kjo është për arsye të mirë. Gjeniu juaj i brendshëm do të shkëlqejë si kurrë më parë. Neptuni formon sërish një lidhje me Marsin në shenjën tuaj në ditët e fundit të muajit, gjë që do t’ju ndihmojë të përgatiteni për sukses edhe muajin tjetër.