Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Shenjat që tregojnë se jeni drejt divorcit

“Jam divorcuar, jo në mënyrë paqësore. Megjithatë, ishte shumë e vështirë të largohesha nga kjo marrëdhënie derisa po shihja shenjat.” Shkruan një grua anonime në yourtango.com dhe vazhdon të përshkruajë përvojën e divorcit, por edhe të gjitha ato shenja të vogla që ajo nuk i dinte, por po i tregonin se marrëdhënies së saj po i vinte fundi.

“Mbaj mend që pyeta një mikeshë që kishte kaluar të njëjtin proces se si e kuptoi se marrëdhënia kishte mbaruar. Ajo më tha se ndjehej sikur e dinte thellë në vetvete dhe askush nuk ia dha shenjat e sakta.

10 shenjat në vijim ishin më themeloret, i pashë, por i injorova.

1.Ne u larguam seksualisht

2.Koha së bashku ishte minimale.

3.Gjithçka u bë veçmas.

Mendime, plane. Gjithçka dukej e veçantë. Nuk mund ta shpjegoj, por më dukej sikur ishim dy njerëz që ndanim një shtëpi. Ishim më shumë shokë dhome sesa çift.

4.Gjithçka e shqetësonte.

5.U ndjeva plotësisht vetëm.

Kur marrëdhënia dhe martesa juaj ecën pozitivisht, atëherë ndiheni sikur jeni një ekip. Kur kjo nuk ndodh atëherë ju jeni në një lidhje dhe ndiheni vetëm. Kjo është ndjenja më e keqe.

6.Mendja ime ishte diku tjetër.

Trupi im ishte në shtëpi, por mendja po udhëtonte. Mendoja për shumë gjëra të tjera dhe jo për marrëdhënien time.

7.Po lypja për intimitet.

8.Grindjet ishin të vazhdueshme dhe të përhershme.

9.Ai shihte vetëm të metat e mia.

10.Vendimet e vështira dhe dilemat nuk diskushtoheshin kurrë në tavolinë.