Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shenjë e keqe”, Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci “shqetësohen” nga kjo deklaratë e Albin Kurtit

 
   

Analisti politik Shkëlzen Gashi dhe aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas lavdeve, që i fundit ia thuri së fundmi vetes dhe qeverisë së tij.

Në një nga deklarimet e fundit, kryeministri Kurti është mburrur me rezultatet e qeverisjes së tij, duke thënë se rezultatet e tij, “në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr”.

Por, Shkëlzen Gashi e vlerëson këtë deklaratë si shenjë “të keqe”.

“Edhe me qenë kështu, ti, Albin Kurti, s’duhesh me e thonë këtë sen.

Kjo deklaratë është shenjë e keqe”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

Ndërsa, Gjinovci është shprehur i shqetësuar nga kjo deklaratë e kryeministrit.

“Muj me ju thanë shumë seriozisht që jam shumë i shqetësum. Ky njeri është i shkëputun nga realiteti.

E përgjëroj opozitën, sidomos LDK-në, mos u merrni me Serbinë dhe dialogun ku ky është kampion, aman hajdeni merremi me tema të qeverisjes brenda”, ka shkruar Rron Gjinovci në Facebook.

“Subhan-Allah! Ky mirë ke deri para rezultateve të PISA-s, çka e gjet kshtu përniherë”, ka shkruar ai në një postim tjetër.

Kryeministri Albin Kurti të shtunën është mburrur me punën e Qeverisë së tij. Të arriturat e ekzekutivit ai i ka shpalosur para Këshillit të partisë në mbledhjen e 35-të.

Kurti është shprehur i bindur se shumë qeveri në vende të ndryshme nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e Qeverisë së tij, duke iu referuar rritjes së të buxhetit për 35% e të hyrave për 15%, prej marrjes së mandatit.