Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherifi i Nismës për deputetët e Vetëvendosjes: Po paraqiten më patriot se dëshmorët

 
   

Bilall Sherifi nga Nisma Soocialdemokrate ka reaguar pas debatit të sotëm në Komisionin për Siguri.

Sherifi thotë se është shturje totale kur ‘shesin’ mend për blerjen e armëve në vitin 2024.

Sipas tij, disa deputetë nga ky komision po paraqiten më patriot se edhe dëshmorët.

Postimi i plotë:

Të shesësh mend për blerje të armëve, në vitin 2024 me NATO-n në Kosovë, përballë atyre që armët në Kosovë i kanë sjellë kur ato paguheshin me jetë, me gjak, me gjymtyrë, dhe jo me Euro, përbën shthurje totale!

Nuk po arrijnë dot t’i shërojnë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriot edhe se dëshmorët!

Kjo tregon shumë për ketë regjim të dëshpëruar nga dështimet!