Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherr me Bora Zemanin pas përfundimit të pushimeve në Jug? Heidi Baçi tregon raportin me “kunatën”

Heidi Baçi i ka dhënë fund zërave se ka pasur një hatërmbetje mes saj dhe Bora Zemanit pas kaluan pushimet së bashku me partnerët e tyre, Romeo e Donald Veshaj në Jug.

Ish-banorja e BBV u shpreh se pasi lexoi lajmet për një sherr mes saj dhe moderatores e ka bërë follow “kunatën” dhe tregoi bisedën me Bora Zemanin.

“I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’,”- tha Heidi.

Ajo foli edhe për marrëdhënien me Romeo Veshajn jashtë shtëpisë së BBV, duke u shprehur se po njihej nga fillimi.

“Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi në Jug. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur.

Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë”, tha ajo në “Tar”.