Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherr në mes të qytetit francez/ Dy shqiptarët bëjnë për spital njëri-tjetrin

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur, pas një konflikti mes tyre në Clermont-Ferrand në Francë.

Plagosja erdhi pas një sherri, ku njëri prej tyre u qëllua me armë zjarri ndërsa tjetri u plagos nga një thikë në fyt. Shqiptarët janë të moshës 30 vjeç dhe 25 vjeç.

Ai që mbërriti me automjetin tip “Golf” goditi me thikë në fyt bashkëatdhetarin e tij që ndodhej në automjetin tip “Renault”. Shoferi që ndodhej në automjetin “Renault” u përgjigj duke shtënë me armë zjarri, ku u plagos në gjoks drejtuesi i Golfit.

Policia tha se 2 personat që nodheshin në mjet pas sherrit u larguan veçmas, njëri në këmbë dhe tjetri me automjet. Ndërsa viktima që u plagos me armë zjarri mbeti në vendngjarje dhe u shpëtua nga zjarrfikësit e u dërgua në spital. Bëhet me dije se ai ndodhet në rrezik për jetën.

Dy orë më vonë 30-vjeçari shqiptar që u plagos m thikë u paraqit në një qendër shëndetësore. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ishte nën hetim gjyqësor dhe i ndalohej të largohej nga Allier. Policia tha se po heto për të zbardhur rrethanat e ngarjes.